Financuar nga GIZ në kuadër të programit ASAP “Sport for Development” – Sporti për Zhvillim
Periudha e zbatimit:1 Nëntor 2017 – 15 Dhjetor 2017
Vendi i zbatimit: Bashkia Shkodër
Përfitues: Gra, vajza dhe fëmijë të moshës 3 – 6 vjec në Bashkinë Shkodër
Ky projekti synon që të bashkojë, nënat dhe fëmijët, në një numër aktivitetesh sportive, të cilat promovojnë shëndetin e mirë dhe zgjedhjen e mënyrave të shëndetshme të stilit të jetës! Në këtë aksion, jemi kujdesur për të bashkuar dhe integruar nënat dhe fëmijët që vijnë nga një histori abuzimit ose problemeve të tjera sociale me pjesën tjetër të komunitetit dhe i gjithë aksioni është realizuar në atë mënyrë që askush nuk u ndje i/e diskriminuar. Vetëdija se aktiviteti fizik shërben si një terapi e mirë psikologjike për njerëzit me probleme të ndryshme psiko-emocionale na dha mundësinë që nëpërmjet këtij veprimi, ne të krijojmë hapësira për gratë dhe fëmijët nga situata të ndryshme që të jenë së bashku dhe të bëjmë diçka të gëzueshme dhe të shëndetshme për veten e tyre. Nënat dhe fëmijët u përfshinë në një numër veprimtarish që promovojnë aktivitetin fizik në ambjente të hapura dhe sjellje të shëndetshme të të ushqyerit.
Objektivi: Përmirësimi dhe promovimi mënyrave të shëndetshme të jetesës në mes brezave të ndryshëm (fëmijët, nënat dhe /ose gjyshet) përmes instrumentit të sportit dhe aktivitetit fizik.
Metodologjia e punës: Të mësuarit duke bërë, – ku të gjithë aktorët u përfshinë direkt në aktivitete. Nga ana tjetër, përmes fushatave informuese u shpërnda informacion për nënat dhe qytetarët e Shkodrës, lidhur me rëndësinë e angazhimit në aktivitete sportive dhe mënyrave të sjelljes së shëndetshme për veten dhe fëmijët e tyre.
Aktivitetet për këtë aksion:
– Sesione informuese rreth projektit dhe rëndësisë së përfshirjes në aktivitete sportive
– Aktivitetet fizike ditore dhe orët laboratorike rreth ushqyerjes së shëndetshme. Nënat dhe fëmijët u përfshinë në aktivitete fizike ne natyrë duke i bashkërenduar dhe me laboratoret e ushquerjes së shëndetshme
– Sesione informative mbi shëndetin, sëmundjet dhe mirëqenien.
– Promovimi i liqenit përmes aktiviteteve sportive
Ky aktivitet bëri të mundur paisjen me:
Tabela informative përgjatë rrugës këmbësore të liqenit, me fakte dhe sugjerime rreth kilometrave, shpejtësisë dhe kalorive të shpenzuara kur popullata angazhohet në aktivitete të caktuara fizike përgjatë liqenit.
Po ashtu duke vënë re që përgjatë liqenit nuk ka vend për parkim biçikletash dhe qytetarët e Shkodrës kufizohen në lëvizje nga ky problem, nëpërmjet këtij projekti u vendosën tre parkingje bicikletash në tri pika të rëndësishme përgjatë rrugës së liqenit.