Ky projekt është financuar nga Komisioni Europian. Kohezgjatja: 30 muaj( Janar2014 – Qershor 2016)
Aplikant: Qendra e gruas “Hapa të Lehtë”
Partner: Reggio Terzo Mondo RTM
Vendi i veprimit: Shqipëri, Rrethi Pukë (Qarku Shkodër)
Objektivi i përgjithshem: Mbështetje për zbatimin e Ligjit kundër Dhunës në familje të strategjisë kombëtare dhe Planit të Veprimit për Barazi Gjinore, reduktimin e dhunes me bazë gjinore në zonat rurale dhe të largëta të Shqiperisë së Veriut.
Objektivi specifik: Përforcimi i masave parandaluese, mbështetje dhe shërbime riintegruese zinxhir për gratë viktima të dhunës në familje përmes partneriteteve me ofruesit e shëbimeve dhe autoriteteve lokale ne Rrethin e Pukes (Qarku Shkoder).
Jane zhvilluar keto aktivitete:
1. Aktivitete per parandalimin e dhunës.
Trajnime me profesionistët e Bashkisë, shkollave, mjekësisë, psiko-social, gjyqësore, për zbatimin e Ligjit kundër dhunës me baza gjinore. Trajnime për kuadrin ligjor ekzistues kundër dhunes në familje dhe mënyrat e trajtimit të viktimave të dhunës në familje.
2. Ngritja e nje sistemi referimi kundër dhunës në familje në nivel lokal.
3. Ngritja e një zyre të grave e cila do t`u sigurojë grave viktima (potenciale) sherbime parandaluese dhe mbeshtetëse në Rrethin e Pukes. Fushatë informuese për shërbimet në dispozicion.
4. Aktiviteti per Riintegrimin e viktimave
Ofrimin e asistencës teknike dhe financiare për nisma pilot në mbështetje të viktimave, për identifikimin e zgjidhjeve të pavarura për banim dhe mundësi për trajnime/ punë në bashkëpunim me autoritetet lokale, ofruesit e shërbimeve dhe aktorët e sektorit privat.