Titulli i projektit: Lëvizja Qytetare për Bashkëqeverisje, financuar nga Leviz Albani, zbatuar nga Qëndra e Gruas “Hapa të Lehtë” në Bashkinë Shkodër.
Kohezgjatje e projektit 12 muaj – Prill 2016 – Prill 2017
Ky projekt është fokusuar:
Në përforcimin e grupeve informale qytetare në cdo Njësi Administrative të qytetit Shkodër, me qëllim organizimin dhe trajnimin e tyre në lidhje me instrumentat dhe mekanizmat e komunikimit, monitorimit dhe kërkeses së llogarisë ndaj politikave dhe vendimmarrjes së pushtetit local.
Ngritjen e bordit të ekspertëve në nivel bashkie si instrument monitorues dhe këshillues i politikave dhe vendimeve në nivel local
Monitorim i vendimeve të Këshillit Bashkiak nga një Delegacion Monitorues.
Realizimin i një mini-dokumentari dhe disa kronika televizive në lidhje me punën lobuese dhe monitoruese të Bordit të Eksperteve dhe nismave e iniciativave konkrete të ndërmarra nga grupet informale në lidhje me përmirësimin e jetës në komunitete të caktuara apo përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje
Pasqyrim periodik ne mediat lokale ne lidhje me punen mujore te bordit.
Janë këto disa nga aktivitete të këtij projekti I ciloi ka patur për qëllim: Rritjen e ndikimit të shoqërisë civile dhe grupeve informale të komunitetit në hartimin dhe monitorimin e politikave lokale vendore.
Metodologjia e përdorur:
1. Ngritja e Kapacititeve dhe Transferimi i Njohurive në Praktikë (know-how)
2. Qasje bazuar në praktikë (Action oriented research)
3. Lobim dhe advokim
4. Monitorim punë dhe performance
5. Bashkëpunim (Networking) – Komunikim dhe Bashkëndarje Eksperience dhe praktikave të mira të Demokracisë me Pjesmarrje.
Gjatë këtij projekti u ndërmorën 3 aksione qytetare, ku fillimisht u identifikuan problemet që qytetarët donin të adresonin pastaj hartuan sëbashku strategjinë lobuese dhe advokuese për zgjidhjen e problemit.
1. Nj.A Berdicë pas konsultimeve me anëtarë të Bordit të Ekspertëve përzgjodhi si problematikë shqetësuese përdorimin e hapsirave publike në dobi të të rinjeve. Qytetarët përzgjodhën ketë problematike dhe si rrjellojë e faktit që kjo kërkese nuk sillte kosto ekstra për Bashkinë Shkodër pasi hapsirat janë të gatshme por duan vec mirëmbajtje.
Komuniteti i Nj.A Berdicë, u bë sëbashku për të adresuar këtë problem në nivel lokal dhe ndërmoren dy masa konkrete: dergimin e një letre Bashkisë Shkodër për vëmendje rreth kësaj kërkese dhe nënshkrimi i peticionit për zgjidhjen e problemit.
2. Iniciativa e dytë e ndërmarrë nga Nj. A. Ana e Malit konsistoi në adresimin e problemit të infrastrukturës rrugore, në qendër komunë. Përgjatë gjithë gjatësisë së kësaj rruge mungonte ndricimi dhe sinjalistika rrugore duke u bërë problem aksidentesh jo vetëm për qytetarët e zones por edhe për kalimtaret.
Si rrezultat i kësaj iniciative sinjalistika rrugore dhe mbrojtëset metalike u vendosën.
3. Nisma e tretë qytetare konsiston në hulumtimin e drejpërdrejtë të qytetarave mbi punën e bërë nga Bashkia Shkodër për zbatimin e Kontrates Sociale.
U hartua një pyetësor dhe në plotësimin e pyetësorit morën pjesë 400 qytetarë nga e gjithë Bashkia Shkodër
Në dëgjesën publike u vunë ballë për ballë drejtues të drejtorive të Bashkisë, 2 nënkryetarët dhe qytetarët, duke u njohur kështu më rezultatet dhe vënë në dukje përgjgjshmeritë e gjithësecilit për zgjidhjen e problemeve.