Financuar nga: Regione Toscana
Vendi i zbatimit: Rajoni i Shkodrës dhe Lezhës – Komuna e Blinishtit, Bushat, Dajc, Hajmel dhe Bashkia Vau Dejës – Veri të Shqipërisë.
Kohëzgjatja: 12 muaj
Implementuar nga : Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” ne partneritet me Shoqatat Circolo Alex Langer, Uovo di Colombo, Altri Valori di Viareggio, Ndërkomunalja Zadrimë.
Objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë:
Kontributi për rritjen e vendimmarrjes së pavarur ekonomike dhe sociale të grave si dhe përhapjen e një qëndrimi të ri për menaxhimin e mbeturinave duke frymëzuar kujdes dhe respekt ndaj mjedisit në zonat rurale të qyteteve Shkodër e Lezhë.
Objektivi specifik
Promovimi i një modeli të ndërmarrjeve femërore të lidhur me vlerat e territorit dhe mbrojtjen e tij, si një mjet për kohezionin shoqëror dhe vetëvendosjen, në rajonin e Zadrimës, në Veri të Shqipërisë.
Aktivitetet kryesore:
– Krijimi i 5 grupeve me pjesmarrjen e 75 grave nga 5 fshatra të Zadrimës.
– Trajnimi i këtyre grupeve duke analizuar edhe problemet që grate e këtyre zonave përballojnë si në jetën familjare ashtu dhe sociale.
– Eksperte dhe vullnetarë të Qendrës së Gruas kanë dhënë asistencë teknike grave dhe I kanë mësuar të bëjnë punime me material të riciklueshme.
– Shkëmbime eksperience me Shoqatat italiane Uovo di Colombo, Altri Valori të Viareggios
– Pjesmarrje ne panaire pranë Shoqatës së Arizanatit dhe Zejtarëve të Shqipërisë per 15 herë gjatë vitit.