Qendra e Gruas Hapa të Lehtë organizoi me datë 09/07/2019 eventin “Promovimi i produkteve lokale në Veri të Shqipërisë. Hapa të Lehtë është një organizatë që ushtron aktivitetin e saj që në vitin 2003, gjithmonë në mbështetje dhe fuqizim ekonomik e social të grave dhe vajzave.
Ky event u organizua në kuadër të projektit “Aleanca për zhvillimin e bujqësisë familjare në Veri të Shqipërisë” , financuar nga Agjensia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.
Gjatë këtij eventi u degustuan frutat e pyllit si mjedra, boronica e manaferra të freskëta por edhe receta tradicionale te risjella nga kuzhinierja e Bar Restaurant Arti`Zanave.
Ne këndin e arreduar për këtë event u promovuan produktet e përpunuara si lengu dhe reçeli i boronicës, mjedrës e manaferrës por edhe produkte të tjera te ardhura nga 4 zonat që zbatohet projekti si Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës dhe Zadrimë.
Gjate 12 eventeve që do organizohen në kuadër të këtij projekti do të promovohen produkte si fasulaja e Iballës, mjalti dhe perimet nga Qelëzi, djathë dhie nga Mardhnaqi, vaj ulliri dhe vera nga Zadrima etj.
Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë gratë prodhuese të 4 zonave të ndërhyrjes së projektit AICS me produkte pa përdorim pesticidesh deri tek organiket, fara të trashëguara deri auktoktone, prodhime sezonale, produkte nga kafshët dhe shpendët pa pesticide e antibiotic.
Të ftuar ishin gjitha shoqatat lokale dhe rajonale, institucione të ndryshme vendore dhe biznese të interesuara në blerjen e produkteve të tilla. Eventi kishte të ftuar special Prof. Zef Gjeta Dhurata Thanasi që mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse dhe gjithashtu shpjeguan rëndësinë dhe vlerat e produkteve vendase.
Ky është eventi i parë i një sërë organizimesh që shërbejnë në krijimin e një rrjetëzimi të prodhueseve të këtyre zonave me tregun dhe lehtësimin e promovimit dhe tregëtimit të këtyre produkteve.
Presidente
Denada Shpuza
Qendra e Gruas “Hapa te Lehte”