Qendra e Gruas “Hapa te Lehte” punon per forcimin e rolit te gruas ne shoqeri.
Me nje ndjeshmeri te larte ndaj problematikave te grave dhe si nje nevoje e kohes eshte krijuar ne vitin 2003 sherbimi anti-dhune i cili mbeshtete grate viktima te dhunes ne familje falas, pa ndrerprerje edhe sot, me se shumti pa projekte mbeshtetese.
Ky sherbim i perbere nga 4 specialiste (punonjes social, psikolog dhe 2 juriste) ofron mbeshtetje per grate dhe vajzat e dhunuara konkretisht,asistence psiko-emocionale, ligjore (divorc, UM), sociale, formuese, ekonomike, shoqerim ne terren, ne te gjithe Qarkun e Shkodres por jo vetem…
Duke u permbushur keshtu objektivi i qendrës, krijimi i një hapsire të hapur për të gjitha gratë, një vend ku grate mund të gjejnë përgjigjen ndaj cështjeve që kane të bëjnë me problemet sociale, ekonomike dhe juridike por mbi të gjitha aty do gjejne një vend qe do i dëgjojë dhe do i mbështesë.