Në kuadër të projektit “Gratë në Iniciativë” Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në partneritet me COSPE-Itali, shpall Thirrjen për Projekt Propozime.
Projekti “Gratë në Iniciativë” financohet nga Bashkimi Evropian nën programin “Veprimet Lehtësuese të Shoqërisë Civile 2016-2017 – Në mbështetje të kapaciteteve të organizatave të Shoqërisë Civile, për Shqipërinë (Europe Aid/155863/DD/ACT/AL).
Fondi W.IN-“Gratë në Iniciativë” ka si qëllim të mbështesë organizatat lokale të grave dhe grupeve të grave me grante të vogla, duke rritur pjesmarrjen e tyre aktive në politikat publike dhe në menaxhimin e kapaciteteve për të menaxhuar iniciativa në favor të grave në Bashkitë Vua Dejës, Pukë, Tropojë.
Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është data 25 Nëntor 2019, ora 17.00 në adresën postale:
Adresa postare: Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”: Rruga e Murgeshave, Nr.6, Kodi 4001, Shkodër, Shqipëri.
Të gjitha dokumentat e nevojshëm për këtë thirrje mund ti gjeni në adresat e mëposhtme:
COSPE ONLUS website në likun: https://www.cospe.org/posizioni-aperte/58929/albania-win-subgrant-cfp
Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” website në linkun: www.hapatelehte.org
Jeni të mirërpitur të aplikoni!