Në kuadër të projektit “Gratë në Iniciativë” Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në partneritet me COSPE-Itali, ri shpall Thirrjen për Projekt Propozime për Bashkine Pukë.
Projekti “Gratë në Iniciativë” financohet nga Bashkimi Evropian nën programin “Veprimet Lehtësuese të Shoqërisë Civile 2016-2017 – Në mbështetje të kapaciteteve të organizatave të Shoqërisë Civile, për Shqipërinë (Europe Aid/155863/DD/ACT/AL).
Fondi W.I.N-“Gratë në Iniciativë” ka si qëllim të mbështesë organizatat lokale të grave dhe grupeve të grave me grante të vogla, duke rritur pjesmarrjen e tyre aktive në politikat publike dhe në menaxhimin e kapaciteteve për të përforcuar iniciativat në favor të grave.
Çdo kërkesë për mbështetje nën këtë Thirrje për Popozime duhet të jetë midis shumës minimale 5000 EUR dhe shumës maksimale 10000 EUR.
Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është data 17 Mars 2020, ora 17.00 në adresën postale të mëposhtme:
Adresa postare: Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”: Rruga e Murgeshave, Nr.6, Kodi 4001, Shkodër, Shqipëri.
Të gjitha dokumentat e nevojshëm për këtë thirrje mund t’i gjeni në adresat e mëposhtme:
Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” website link: https://hapatelehte.org/2019/10/17/njoftim/
COSPE ONLUS website në likun: https://www.cospe.org/posizioni,albania-win-subgrant-cfpJeni të mirëpritur të aplikoni!