Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit: “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Agrikulturës Familjare në Veri të Shqipërisë” AID 10916 (2017-2020), financuar nga AICS-Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim , dhe zbatuar nga dy OJQ-të italiane COSPE dhe RTM në partneritet me Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë” Shkodër dhe Fondacionin Partneriteti për Zhvillim.
Kërkim-veprimi hulumtoi gjendjen e femrave në lidhje me të drejtat ekonomike dhe sociale në rajonet verilindore të Shqipërisë. Qëllimi I tij ishte përcaktimi i elementeve që i pengojnë femrat të ndërmarrin apo të konsolidojnë aktivitete ekonomike, identifikimi i mënyrave për tejkalimin e tyre, perspektivat për forcimin e aktiviteteve ekzistuese ekonomike si dhe kushtet e përshtatshme për ide të reja të biznesit qe rrisin autonominë ekonomike dhe sociale të femrave të këtyre territoreve.
Për këtë qëllim, u kryen 572 intervista, duke takuar më shumë se 700 gra dhe vajza në zonat e Zadrimës, Vau Dejësit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit