Shkodër me 09.05.2022
Shpall thirjen për aplikim në pozicionin e Ekspertit Gjinor
Qendra e Gruas “Hapa të Lehte” është duke implementuar projektin “Drejt një shoqërie të barabarte në Shqipërinë e Veriut” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim në kuadër të projektit REACTOR.
Ne zbatim te ketij projekti eshte parashikuar hartimi i axhendave gjinore ne katër Bashkite ku shtrihet projekti konkretisht, ne Bashkine Shkoder, Fushe Arrez, Malesi e Madhe dhe Has.
Hartimi I axhendave gjinore do te realizohet me pjesmarrjen e grave dhe vajzave ne Bashkite respective.
Kjo thirrje I drejtohet te gjithë atyre specialisteve te fushës të diplomuar ne shkenca sociale apo juridike qe kane marre pjese ne “Trajnimin per Trajner “qe Qendra e Gruas ka realizuar gjate vitit 2019-2020 me qellim ngritjen e kapaciteteve te eskperteve te rinje per Draftimin e Axhendave Gjinore te Grave.
Qendra eshte duke kerkuar nje ekspert i cili të ketë kapacitetet e fituara gjatë këtij trajnimi si dhe të perfshihet ne kete proces pune per 12 dite ne menyre aktive ne hartimin e axhendave gjinore te grave ne kater Bashkite e sipercituara.
Datat e takimeve do te vendosen sebashku me koordinatorin dhe me grate e vajzat qe do perfshihen ne kete proces ne Bashkite respektive ,por do te jene midis periudhe Qershor-Dhjetor 2022.
Krahas punës ne terren eksperti do te ngarkohet edhe me draftimin e axhendave gjinore per bashkite respektive në dy gjuhë shqip dhe anglisht duke respektuar formatin e Qendres se Gruas si dhe pjesen e vizibilitetit te miratuar nga donatori.
Per sa me siper, jeni te lutur te shprehni interesin tuaj per tu perfshire ne kete proces me cilesine e ekspertit ne draftimin e axhendave gjinore.
Ju mund te aplikoni për pozicionin e ekspertit ne draftimin e axhendave gjinore ne kuader të projektit “Drejt një shoqërie të barabarte në Shqipërinë e Veriut” duke dorezuar aplikimin tuaj prane zyrave te Qendres se Gruas , ose duke e dorezuar ate zyrtarisht me poste;
Ne aplikim do te dorezohet nje leter interesi cv tuaj si dhe cdo document tjeter qe ju e çmoni te arsyeshem, ne adresen:
Qendra e Gruas Hapa të Lehte,
Rruga e Murgeshave, nr.6, Gjuhadol, Shkoder
Afati I fundit per aplikim eshte deri me date 20.05.2022