Shtyhet afati i dorëzimit të projekt -propozimeve për Bashkinë Pukë i shpallur në kuadër të thirrjes të projektit “Gratë në Iniciativë” nr Ref 2017 / 394-893, deri me datën 06.04.2020, ora 17.00. Qendra e Gruas “Hapa të lehtë” po ndjek me vëmendje
situatën e vështirë të krijuar nga përhapja e Virusit COVID-19 në Shqipëri, ndaj, bazuar edhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, për marrjen e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, vendos shtyerjen e afatit të dorëzimit të projekt-propozimeve të shpallur në kuadër të projektit “Gratë në Iniciativë” për Bashkinë Pukë. Nëse ka pasur dorëzim aplikimesh, aplikantët mund t’a risjellin atë edhe njëherë deri më datë 06.04.2020, duke vendosur se cilin aplikim duan t’u vlerësohet nga komisioni.
Afati I fundit per dorëzimin e aplikimeve do të jetë data 06.04.2020, ora 17.00.
Duke marrë në konsideratë situatën e krijuar, aplikimet krahas postës zyrtare dhe dorazi mund të dorëzohen edhe nëpërmjet postës elektronike brenda datës 06.04.2020, ora 17.00.